Kume: Raporti i OSBE-ODIHR në të njëjtën linjë me deklaratën e misionit të OSBE pas zgjedhjeve
Eksperti zgjedhor, Andon Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se raporti i OSBE-ODIHR është në të njëjtën linjë me deklaratën që misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR bëri pas zgjedhjeve.
Kume: Raporti është në të njëjtën linjë me deklaratën që misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR bëri dy ditë pas zgjedhjeve.
Deklaratën paraprake të tyre.
Në komentet që i kemi bërë deklaratës së tyre paraprake kemi thënë që mënyra e të shprehurit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit nuk lë shumë vend për të interpretuar.
Ata i konsiderojnë zgjedhjet e 11 majit një regres në zhvillimin demokratik të proceseve zgjedhore në Shqipëri.
Lavdërohet në këtë raport puna e KQZ për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor.
Lavdërohet po ashtu edhe procesi i votimit nga jashtë, me kritika të vogla.
