Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”! Kryeministri Rama në Gjermani, i ftuar si një ndër folësit e sesionit përmbyllës, së bashku me Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar drejt Berlin, ku do të marrë pjesë në forumin “Berlin Global Dialogue”.

Ky aktivitet zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman dhe mbledh liderë botërorë, përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe biznesit global për të diskutuar mbi sfidat e ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Rama ka njoftuar dje se është ftuar të marrë pjesë në forumi, e përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka bërë të ditur se është njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të forumit, i cili do të zhvillohet nesër në Berlin. Në këtë sesion pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së bashku me figura të tjera të njohura ndërkombëtare.

“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.