"Atentat ndaj dy gjinive" - Deputeti i PD: Drafti për barazinë gjinore minon themelet e shoqërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj ligjit “Për Barazinë Gjinore” dhe 22 amendamenteve të propozuara nga Partia Socialiste, duke i cilësuar si një kërcënim për familjen tradicionale shqiptare.

Në një postim në Facebook, Ismaili njoftoi se ishte i ftuar nga Myftinia e Beratit, ku diskutimi u fokusua mbi “tentativën e disa qelizave sorosiane brenda Partisë Socialiste për të goditur familjen shqiptare”.

Ai e përshkroi ligjin si një projekt “tinzar, i pa korrigjueshëm dhe në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar familja dhe shoqëria jonë”.

Sipas tij, amendamentet e PS-së nuk ndryshojnë thelbin e ligjit, por synojnë të fshehin “rrugën drejt një shoqërie shumë gjinore fluide”, duke mohuar konceptin natyror të dy gjinive, mashkull dhe femër, dhe duke hapur sipas tij dyert për ideologji “gender” në shkolla.

Ismaili u shpreh se ligji përzien qëllimisht gjininë me orientimin seksual dhe promovon terma si “gjinia e shumëfishtë”, “jogjinor” dhe “transgjinor”. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së familjes tradicionale, duke shtuar se “Familja, nëna, babai, fëmija – janë vlerat që duhet të mbrojmë” dhe se çdo nismë që synon të shkatërrojë këto kolona nuk mund të pranohet.

Deputeti përfundoi postimin me një mesazh të fortë: “Familja shqiptare është e shenjtë. Ajo nuk negociohet.”

REAGIMI I ISMAILIT

Sot isha i ftuar nga Myftinia e Beratit, ku diskutimi u fokusua mbi një çështje thelbësore për shoqërinë shqiptare: tentativa e disa qelizave sorosiane brenda Partisë Socialiste për të goditur familjen tradicionale shqiptare.

Mashtrimi i PS-së me 22 amendamentet e ligjit “Për Barazinë Gjinore” duhet hedhur në kosh!

Ky është një projekt tinzar, i pa korrigjueshëm dhe në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar familja dhe shoqëria jonë.

Rilindja kërkon të maskojë qëllimin e vërtetë të këtij ligji, por thelbi mbetet i pandryshuar. Një atentat ndaj ekzistencës natyrore të dy gjinive,  mashkull e femër.

Një sulm ndaj familjes, edukimit të fëmijëve dhe vetë themeleve të jetës shoqërore.

Amendamentet e PS-së nuk ndryshojnë asgjë, por synojnë të fshehin rrugën drejt një shoqërie “shumë gjinore” fluide, në kundërshtim me traditat, besimet dhe identitetin tonë kombëtar.

Mohon konceptin natyror të dy gjinive, mashkull e femër;

Përzien qëllimisht gjininë me orientimin seksual;

Hap dyert për terma si “gjinia e shumëfishtë”, “jogjinor”, “transgjinor”, etj.;

Krijon terren për futjen e ideologjive të rrezikshme “gender” në shkolla.

Familja, nëna, babai, fëmija – janë vlerat që duhet të mbrojmë.

Ky projekt nuk mund të pranohet, sepse synon të shembë kolonat mbi të cilat qëndron jeta dhe shoqëria jonë. Sot me shume se kurrë duhet te rebelohemi kundra cdo nisme qe do te shkatërrojë familjen Shqiptare.

Familja shqiptare është e shenjtë. Ajo nuk negociohet.