"Jemi 'kërthiza' e BE", Rama në Berlin: Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa kemi nevojë ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 10:38
"Nuk jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave, BE është i vetmi realitet gjeografik e gjeopolitik që ka dy kufij. Zakonisht cdo subjekt ka në kufi, të brendshëm dhe të jashtëm. Brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyrë jemi kërthiza e BE. Hezitimi për tu bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Unë besoj që për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vet po aq sa kemi dhe ne nevojë për atë", tha Rama.