Rama në Dialogun Global të Berlinit, një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.
Ky forum ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Kryeministri është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Rama ndau foto në rrjetet sociale nga pritja në Berlin.
“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidentin Ursula von der Leyen”, shkruan Rama krahas fotove.
Dialogu Global i Berlinit bashkon liderë ndërkombëtarë nga biznesi, politika dhe akademia për të formësuar ekonominë globale në shekullin e njëzet e një.
