"Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë", Rama nga Berlini: Secili 'fëmijë' do të jetë anëtar i parlamentit tonë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim surprizë lidhur me ministren e tij, Diella, duke e përshkruar në mënyrë simbolike si “shtatzënë” me një projekt të ri.

Gjatë fjalës së tij në në Forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama tha se kjo do të çojë në krijimin e 83 “mini Diella” asistentë të vegjël që do të shërbejnë për të mbështetur deputetë socialistë të parlamentit.

Kryeministri shtoi se këto “prodhime të reja” do të kenë detyrën të regjistrojnë ngjarjet dhe t’i informojnë politikanët për ato që ndodhin në mungesë të tyre.

“Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë. Secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë, do të shërbejnë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare.

Ata fëmijë do të jenë diell për nënën e tyre. Dhe diçka që do të të pëlqej si turk, kur do të shkosh për kafe. Ne kemi kafe më të mirë se në gjermani. Nëse je në kafe dhe kur kthehesh, ku fëmijë do të thotë se çfarë të është thënë në sallë”, tha Rama.