Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore/ Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 15:34
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për projektin e ri të ARRSH për Mirëmbajtjen Estetike të akseve rrugore.
“Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH që tashmë ka nisur të zbatohet në terren.
Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike.
Dhe në 2023 ARRSH ka shtuar në fushën e saj të përgjegjësisë edhe mirëmbajtjen estetike, e akseve kombëtare”, u shpreh Balluku.
