“Histori suksesi në mjekësinë shqiptare”, Rama: Hiqet masa tumorale tek pacienti, 51-vjeçar rifitoi shikimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se mjekësia shqiptare ka arritur një histori suksesi, duke hequr një masë tumorale tek një pacient.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se në në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks.

Falë profesionalizmit të mjekëve, 51-vjeçari rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm.

“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare. Në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks, duke hequr një masë tumorale tek një pacient 51-vjeçar.

Falë profesionalizmit të mjekëve, pacienti rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm”, shkruan Rama.