Raporti final i OSBE-ODIHR/ Gjyli: Polarizimi i mjedisit politik, theksohet gjithnjë në raport
Analistja, Arsejda Gjyli në një intervistë në Ora Neës u shpreh se polarizimi I mjedisit politik theksohet gjithnjë në raportin e OSBE-ODIHR.
Gjyli: Raporti në vetvete jepte rekomandime dhe të gjtha rekomandimet pas faktikes kishin por-in nga mbrapa.
Që do të thotë ecuria, pra ajo çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë duhet të përmirësohet.
Dhe kjo ishte pika ku mediat kishin vendosur theksin por nuk mendoj se ishte pika më e rëndësishme e raportit.
Nuk është se thjesht mjedisi i polarizuar sepse ne e dimë që ne kemi në përgjithësi një mjedis të polarizuar në momentin e zgjedhjeve.
Për aq kohë sa kemi qenë në demokraci dhe e kemi parë që kjo buron edhe si pasojë edhe si rrjedhojë e sistemit zgjedhor.
Nuk buron sepse në vetvete partitë kanë nivel të ulët demokratizimi.
Kjo vjen pasi vetë sistemi zgjedhor i imponon në njëfarë mënyre partive që të aplikojnë një nivel demokratizimi të ulët dhe një diskriminim sa i takon përfshirjes së partive të vogla.
