PAMJET/ Prag TRAGJEDIE në Qafë-Plloçë - Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në Qafë Plloçë.

PAMJET/ Prag TRAGJEDIE në Qafë-Plloçë - Makinat

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe më pas njëri prej mjeteve, tip “Benz” me benzinë, ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, teksa drejtuesi i mjetit “Benz” ka dalë në kohl nga makina, duke shmangur kështu tragjedinë.

PAMJET/ Prag TRAGJEDIE në Qafë-Plloçë - Makinat

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët tek automjeti, edhe pse makina është shkrumbuar thuajse totalisht.