Zhupa: Projektet për Butrintin bëhen nga njerëz që kanë qëllimin ta trajtojnë si mall tregtar

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se projektet për Butrintin bëhen nga njerëz  që kanë qëllimin ta trajtojnë Butrintin si mall tregtar.

Zhupa: Sepse qartësisht bëhen nga njerëz që nuk kanë interesin e Butrintit.

Nuk kanë pra interesin e mbrojtjes së trashëgimisë tonë kulturore, të historisë, identitetit të plotësimit të standarteve të UNESCO-s.

Por nga njerëz që kanë qëllim tjetër.

Pra kanë qëllimin ta trajtojnë atë si një mall tregtar.

Ta trajtojnë atë si një burim fitimi për tendera, për qendrën e re të vizitorëve dhe këtu dua të ndalem.

Që në fakt është një qendër tregtare me stil japonez.

Të dyja si në thelb, si në shfaqje janë të dëmshme për atë që kërkon, ka nevojë dhe duhet të shfaqi Butrinti.

Butrinti është pasuri e mbrojtur nga UNESCO.

Është pasuri që i përket njerëzimit.

Nuk i përket më vetëm Shqipërisë.