FOTO+EMRI/ Ish-i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të ...

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një e mitur tentoi vetëvrasjen me një mjet prerës.

Mësohet se 16-vjeçarja me personin që akuzon për përndjekje, Jetmir Llanaj, që ndodhet pas hekurave për një rast gjobëvënie, ka qenë në një lidhje, që e kishin ndërprerë pas arrestimit.

Me krijimin e një lidhjeje të re, vajza u përball me kërcënime dhe përndjekje nga ish-i dashuri i saj dhe një person i dytë i cili tashmë është në kërkim.

Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar që të vrasë veten duke u dëmtuar me mjet prerës teksa merrej në pyetje, ku ka kafshuar edhe punonjësen e policisë. Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

FOTO+EMRI/ Ish-i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e
Jetmir Llanaj