Arrestimi i avokatit Barjami/ Kaziaj: Duhej të reagonim më ashpër, ndihemi të ofenduar në sallën e gjyqit
Avokati, Altin Kaziaj në një intervistë në Ora News u shpreh se për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, reagimi duhej të ishte akoma më i ashpër.
Kaziaj: Jam cënuar vetë drejtpërdrejt dhe kolegët e mi në përditshmërinë që flasim cënohen drejtpërsëdrejti nga paaftësia dhe arroganca e disa magjistratëve të rinj të cilët sinqerisht nuk e di se çfarë duhet të bëjmë.
Sinqerisht ndihemi të ofenduar në sallën e gjyqit kur ata sinqerisht marrin përsipër të dalin jashtë etikës dhe jashtë profesionalizmit dhe atë që është detyra e tyre edhe nga ligjvënësit.
Sinqerisht unë nuk do vija limit për përsëritjen e këtij rasti për të reaguar sërish, për shkak se dmth do bëhej një precedent jo më pak i rrezikshëm se ky që sapo ndodhi.
Fakti është që duhet të reagonim akoma më ashpër, dhe për këtë ftoj kolegët e mi që janë në Komitetin Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë të marrin masa drastike.
Për shkak se kjo ngjarje nuk është aq e vogël sa është bërë.
Është tepër e madhe.
