Reali në krye të LaLigës falë një goli të Mbappe

Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat pas pauzës së kombëtareve, ku protagonist ishte sërish Kylian Mbappe. “Los Blancos” mundi 0-1 rivalët e kryeqytetit, Getafen, ku polemikat nuk munguan.

Në minutën e 77-të, mbrojtësi i sapofutur, Nyom u ndëshkua me një karton të kuq të mbushur me polemika dhe tre minuta më vonë Kylian Mbappe tundi rrjetën.

Pas 4 minutash, vendasit u ndëshkuan dhe me kartonin e dytë të kuq, duke ia bërë më të lehtë ekipit të Alonsos për të ruajtur rezultatin. Kështu Real Madridi ngjitet sërish i pari me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që e ndjek.