VIDEO/ U grumbullua për herë të parë me Kombëtaren, Gripshi vijon formën fantastike me gol në kampionat

Nazmi Gripshi është në një formë të shkëlqyer në kampionatin kazak, ku ka realizuar një tjetër gol për Astanën në përballjen ndaj Aktobes.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në pjesën e parë, duke e çuar rezultatin në 4-2 në favor të ekipit të tij, i cili e mbylli pjesën e parë me avantazh.

Gripshi konfirmoi edhe një herë aftësinë e tij si specialist i penalltive, duke realizuar saktë nga pika e bardhë.

Ky ishte goli i 16-të për të në këtë edicion të kampionatit, një shifër që e vendos seriozisht në garë për “Këpucën e Artë” në Kazakistan.

Përveç golave, ai numëron edhe 6 asiste në 25 javë të luajtura deri tani.

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, i cili e ftoi për herë të parë në Kombëtare gjatë muajit tetor.

Gripshi bëri debutimin me fanellën kuqezi në pjesën e dytë të miqësores ndaj Jordanisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «Астана» | FC Astana (@fca.astana)