Kosova e Shqipëria drejt play-off të Botërorit/ Ajeti: Muaji tetor, jashtëzakonisht i bukur për shqiptarët
Gazetari, Jon Ajeti në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se muaji tetor është jashtëzakonisht i bukur për shqiptarët, pasi Kosova dhe Shqipëria po shkojnë drejt play off të Botërorit.
Ajeti: Besoj që muaji tetor është jashtëzakonisht i bukur për krejt shqiptarët.
Natyrisht që është një moment shumë i mirë sportiv.
Sidomos fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë që gëzoi shqiptarët gjithëandej.
Kemi parë festat në qytete të ndryshme, në Kosovë por jo vetëm, gjithandej ku janë shqiptarët.
Besoj se ka qenë një muaj me shumë gëzime sa i përket të gjithë atyre që e përcjellin futbollin por edhe ata që kanë këtë pjesën e ndjenjave patriotike kombëtare.
Sepse sigurisht çdo fitore ndaj Serbisë sidomos pjesa e Kosovës e ndjen ndryshe.
