Prokopi: Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë më shumë u festua në Tiranë sesa u përjetua në Serbi

Gazetari, Manto Prokopi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, më shumë u festua në Tiranë sesa u përjetua në Serbi.

Prokopi: Ajo fitore më shumë u festua në Tiranë, sesa u përjetua në Serbi.

Lojtarët i pashë që pas fitores shpërthyen në patriotizëm.

Përpara nuk i pashë që të kishin këtë patriotizmin e madh dhe këtë mund ta kemi edhe pak kritik.

Unë jam dakord që lojtarët janë profesionistë.

Por unë do e doja një fjali më shumë karikuese për ne.

Futbolli në  një supersfidë si Shqipëri-Serbi, ku ti pret atmosferën më të ndezur të Ballkanit, u kthye thjesht si një shfaqje, si një miqësore luksi në UEFA për të shpallur problemet.