''Ndaj Serbisë ishte një fitore e merituar'', Xhafa: Kur u bë goli i Shqipërisë, u ngrit i gjithë kompleksi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2025, 21:32
Ish-futbollisti, Agron Xhafa i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se ishte një fitore e merituar ajo e Shqipërisë ndaj Serbisë.
Xhafa: Unë e ndoqa ndeshjen në Tiranë.
Ndeshje me shumë emocione.
Të them të drejtën kur është bërë goli është ngrejtur i gjithë kompleksi ku ishim.
Pra ishte një ndeshje me shumë emocion dhe ishte një fitore shumë e merituar.
Loja ishte shumë e bukur.
Shpresojmë që ndeshjen shpejt që kemi me Andorrën, ta kalojmë edhe këtë me sukses edhe pse jo edhe play off.
