''Në Serbi, na kontrolluan edhe eurot'', Sejatllari: Me situatën politike, në Beograd s'mund të luhej një ndeshje futbolli
Gazetari, Kristi Sejatllari i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se teksa ishte në Serbi për të parë ndeshjen e Shqipërisë, në aeroport i kontrolluan edhe portofolin.
Sejatllari: Ndryshe nga profesor Zeka, mua më mbajtën pak më shumë në aeroport.
Sepse unë isha nga pjesa e Beogradit, rreth dy orë më bllokuan aty dhe normalisht ai kontrolli rutinë i tyre.
Ishin 4 persona derisa erdhi një oficere femër sepse ishim të ndarë në kategori.
Pastaj pjesa e simboleve që kontrollin çdo gjë në çantë.
Na kontrolluan edhe eurot mbaj mend, na hapën edhe portofolin.
Megjithatë ne e morëm me sportivitet atë moment dhe kaluam shumë mirë.
Pastaj te pjesa e ndeshjes aty kuptova se pse federate serbe e kishte çuar aq larg ndeshjen.
Sepse ata i druheshin incidenteve në Beograd.
Në Beograd nuk mund të luhej me atë situatë politike që ata po kalojn, ishte e pamundur të luhej një ndeshje futbolli.
