VIDEO/ Stiven Shpendi i shënon portierit serb në Serie B
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 00:07
Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, po kalon një moment të mirë te skuadra e Empolit në Serinë B.
Talenti 22-vjeçar, gjeti golin numër 4 në kampionat, në 7 ndeshje aktivizim, teksa pasditen e sotme i dhuroi barazimin 1-1 skuadrës së tij në duelin ndaj Venecias.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-t me Adoranten, teksa në minutën e 42-të, ishte radha e Shpendit, i cili pas asistit të Ilie, u shkëput bukur, duke përshëndetur rrjetën e serbit Stankoviç.
Stiven Shpendi është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Empolit në këtë edicion të Serisë B.
