Ziu: Shqipëria e meritoi fitoren në Serbi, në Tiranë mund të merrnim më tepër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2025, 21:23
Trajneri i futbollit, Febron Ziu i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria e meritoi fitoren me Serbinë.
Ziu: Ka ndryshuar që në fazat e para.
Në ndeshjen e parë që ka bërë ky staf ka qenë me Poloninë atje, humbëm 1-0.
Por u duk që kishte një përmirësim në organizim.
Natyrisht për stafet teknike është më e vështirë ekipet kombëtare ti trajnosh se sa klubet sepse ke një kohë më të limituar.
Prandaj është meritë e madhe që pavarësisht rezultateve se natyrisht shumë veta shikojnë vetëm rezultatin por duhet parë edhe si kanë shkuar ndeshjet.
Në rastin me Serbinë merituam fitoren atje.
Merituam më tepër këtu në Tiranë.
