Berisha: Protesta në Tiranë dërgoi mesazhin e qartë për drejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, politikani Hisen Berisha komentoi protestën “Unë jam UÇK” në Tiranë, duke theksuar se ngjarja tregoi mbështetjen e popullit shqiptar për drejtësinë ndaj çlirimtarëve dhe se nuk ishte një protestë kundër dhomave speciale, por një mesazh për ata që udhëhoqën luftën për liri të Kosovës.

" Ishte ndoshta jo në maksimumin e pritjeve të mia, sepse kisha bërë thirrje që të ishim të gjithë në këtë tubim dhe në mbështetje të drejtësisë për çlirimtarët, me të njëjtin motiv siç ishte mbështetja për luftën në vitet 98-99, me atë moto ' 1 komb, 1 qëndrim'. Dëshirë për ti parë në shesh të gjithë liderët, edhe të huajt,  ata dy kryesorët por edhe këta që udhëheqin Kosovën përkrahë nuk u panë aty.

Ishte një mesazh i qartë, që populli mbështet drejtësinë për çlirimtarët e vetë. Protesta nuk ishte kundër dhomave speciale, por ishte një tregues se në Hagë po gjykoheshin ata që ishin truri drejtues i luftës për liri të Kosovës", u shpreh Berisha.