‘Unë jam UÇK’/ Protesta në Tiranë, Andoni flet për zhvillimet në gjyqin e Hagës
Sot në Tiranë do të zhvillohet protesta me moton “Unë jam UÇK”, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Ben Andoni komentoi zhvillimet e fundit në Hagë, duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën e dëshmive dhe po përpiqet të mbrojë versionin e luftëtarëve të UÇK-së.
" Përsa i përket gjyqit, gjyqi ka vite që po zgjat dhe fillimisht është ngritur me një narocion mbi rezolutën e Dick Marty-t.
Me kohë kjo rezolutë ka rënë dhe është zëvendësuar të paktën në narocionin që po bëhet tani në gjykatë, me pjesën e vrasjes së shqiptarëve dhe serbëve gjatë luftës së Kosovës.
Përpjekja tashmë e institucioneve që kanë lidhje me UÇK-në bëhet që të ketë një lloj sensibilizimi më të madh që po e gjykojnë, nuk jemi në hetim tani jemi në gjykim, është radha e dëshmitarëve të njerëzve të akuzuar, të cilët po mundohen të tregojnë versionin e njerëzve të UÇK-së dhe të mbrojnë versionin e njerëzve të UÇk-së.
Deri tani përplasja shumë e madhe ka qenë ajo që në një farë mënyre ka shkundur mjedisin në Kosovë.
Mbas luftës është ngritur një, gati në karakter legjende pjesa e luftës, e organizimit. Në fakt ajo që po mbrohet dhe ajo që tha zoti Rubin, që ishte dëshmitar i parë potent i personave të akuzuar, ishte që kjo luftë ka qenë e paorganizuar përsa i përket një komande qendrore dhe zoti Thaçi, që e gjithë simbolika e Hagës lidhet me figurën e tij, pa çka dhe personazhet e tjerë kanë rëndësinë e tyre, por jo si zoti thaçi.
Thaçi ishte personi i zgjedhur i karakterit politik, por në një lëvizje e cila ishte e pa qartësuar, në mënyrën e organizimit dhe në mënyrën e ideologjisë", u shpreh Andoni.