Protesta për UÇK-në në Tiranë/ Dili: Gjykata Speciale është një nga padrejtësitë më të mëdha ndaj popullit shqiptar

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, analisti Visar Dili komentoi protestën “Unë jam UÇK” të zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar një ngjarje madhështore që bashkoi shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

" Tashmë e dimë se Gjykata Speciale është një prej padrejtësive më të mëdha që i është bërë popullit shqiptar, jo vetëm atij të Kosovës.

Kishte larmishmëri emocionesh. Kishte prej atyre që nuk i bëri  përshtypje kjo protestë, kishte dhe prej atyre që me zemër dhe shpirt ishin në Tiranë por në pamundësi kohe, kushteve ekonomike etj, nuk arritën të ishin pjesë e protestës.

Në tërësi ishte diçka madhështore. Është gjithmonë bukur kur i sheh shqiptarët bashkë e sidomos në kauza të tilla e kur i kemi në dominancë ngjyrat kuq e zi", u shpreh Dili.