"Unë jam UÇK” bashkon shqiptarët / Hoti: Organizim i rrallë, ndiqej live në gjithë Kosovën

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, gazetari Shkodran Hoti komentoi protestën e sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar një organizim të jashtëzakonshëm që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave në Kosovë.

" Mund të themi që ishte e jashtëzakonshme ajo pamje që erdhi sot nga Tirana. Natyrisht vëmendja ka qenë e madhe, jo vetëm prej mediave por prej secilit qytetarë të Kosovës lidhur me këtë organizim, sepse po flasim për një organizim që ishte në vazhdën e disa organizimeve.

Ju kujtohet që fillimisht ka pasur një protestë madhështore këtu në Prishtinë. Prastaj e njëjta është mbartur në Hagë, ku edhe mbahen krerët e luftës çlirimtare.

Dhe ky ishte organizimi i tretë i këtij niveli, e që për të gjithë Kosovën ishte befasi për nga numri i madh i pjesmarrësve. Mediat këtu e kanë përcjellë me interesim të lartë, e në shumicën prej tyre ka pasur transmetim live dhe interesim të vazhdueshëm për secilin hap.

Që nga mëngjesi nga qytete të ndryshme, ka pasur organizime qoftë individuale, qopftë përmes autobusëve për të ardhur dhe për ta mbështetur protestën në Tiranë", u shpreh Hoti.