Protesta për UÇK/ Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, mesazhe përçarëse
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se protesta për UÇK po shfrytëzohet politikisht.
Veliu: Është një periudhë e gjatë kohore kur në Kosovë nuk kemi vizita të zyrtarëve europianë e amerikanë dhe këtë duhet ta shohim si pozitive.
Ndërsa për kritikat dhe të dhënat e tyre duhet pranuar se jemi vetë fajtorë pasi kemi kaluar një periudhë të gjatë kohore në një qeveri teknike, me një qeveri në detyrë.
Pra nuk kemi arritur të krijojmë institucionet dhe në bazë të institucioneve pastaj të veprohet dhe të punohet.
Ndoshta në një qasje më pozitive për të gjithë rajonin, zonja e kishte me vizitën e saj që kishte bërë në Malin e Zi, ndërsa Kosovës i duhet shumë punë për të shpresuar se një ditë do ti hapen dyert dhe do të jetë si vend kandidat për tu pranuar në BE.
Më vjen shumë keq që protesta të tilla që do duhet të ishin ngjarje që do të na bashkonin të gjithëve kundër një padrejtësie të madhe që është duke u bërë, nga disa eksponentë politikë sidomos në Kosovë, po shfrytëzohet politikisht dhe për fatin e keq po çon mesazhe përçarëse.
