"Unë jam UÇK" bashkon shqiptarët/ Shala: Emocione të mëdha, shqiptarët të bashkuar për UÇK-në

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, opinionisti politik Azdren Shala u shpreh se protesta e sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka ngjallur emocione të forta tek shqiptarët, veçanërisht në Kosovë, duke e cilësuar Tiranën si vendin ku jehon më shumë thirrja për drejtësi dhe liri për çlirimtarët e Kosovës.

" Çdo shqiptar kudo që është ka emocion, por në veçanti ne të Kosovës meqë po flitet për çlirimtarët e Kosovës.

Kënaqësi për ti parë të gjithë shqiptarët bashkë edhe në kryeqendrën e Shqipërisë që është Tirana. Mendoj se Tirana është vendi ku jehon më shumë thirrja për drejtësi, thirrja për liri për çlirimtarët.

Për organizimin ju falenderoj në emër të kosovarëve, shqiptarët e kosovës më saktë. Unë personalisht u ndjeva mirë", u shpreh Shala.