''Protesta bëhet për të shpëtuar UÇK'', Goxhaj: Gjykata e Hagës synon që ta shpallë ushtri terroriste

Ish-luftëtari i UÇK, Dilaver Goxhaj në një intervistë në Ora News u shpreh se gjykata e Hagës synon që të shpallë UÇK, ushtri terroriste.

Goxhaj: Është e vërtetë që liria ka emër por ai emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo e individëve.

Kam bindjen se folësit në këtë miting do ta theksojnë se kjo protestë bëhet për të shpëtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sepse gjykata e Hagës që është krijuar nga parlamenti i Kosovës dhe quhet gjykatë e Kosovës.

Ajo gjykatë dhe ato prokurorë me çfarë po shohim këto 5 vjet, synojnë që ta shpallin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ushtri terroriste.

Dhe një pjesë e tyre kanë bërë gabim e thonë që nuk kemi pasur Shtab të Përgjithshëm.

Çdo të thotë kjo? Që paskan qenë terroristë. Atëherë paskemi pasur luftë civile.

Atëherë Kosova ishte pjesë e Serbisë se këta ishin terroristë dhe Serbia ndërhyri me ushtri për të ndaluar këtë luftë civile.

Ky është qëllimi final i asaj gjykate.

Dhe mendoj se në protestë këtu duhët të këmbënguli protesta.

Që UÇK është një ushtri popullore, një ushtri që luftoi për çlirimin e vetes nga pushtimi një shekullor 87 vjet e pushtuar nga Serbia.