“BANKERS” ÇËSHTJE NË KUVEND/ 150 naftëtarë bojkotojnë punën, 10 prej tyre në grevë urie. Baçi: Duhet zgjidhje

150 punonjës dhe naftëtarë të kompanisë “Bankers Petroleum” kanë bojkotuar punën këtë të enjte. Sipas burimeve, 400 puse nafte janë pa mbikëqyrje, për shkak të këtij bojkoti.

Pas protestës që u zhvillua ditën e djeshme, 10 anëtarë të Sindikatës së Hidrokarbureve vendosën të futen në grevë urie.

Naftëtarët kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, duke pretenduar se prej 10 vitesh kompania Bankers Petroleum nuk ka bërë asnjë ndryshim pozitiv për ta.

Deputeti i Partisë Demokratike në Fier Luan Baçi  tha gjatë fjalës së tij në Kuvend e kërkoi fjalën për procedurë, ku ka paraqitur në Kuvend problematikën e naftëtarëve të zonës së Fierit dhe grevën e urisë që kanë nisur punonjësit e Bankers.

DEKLARATA E LUAN BAÇIT NE KUVEND: 

Propozoj të futet në rendin e ditës. Kam një shqetësim që ka të bëjë me jetën e shumë qytetarëve në qarkun e Fierit. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për protestën e vazhdueshme të qindra naftëtarëve të kompanisë Bankers Petrolium. Që nga dje ka kaluar në një masë ekstreme.

Kanë hyrë në grevë të urisë, dhjetëra punonjës dhe specialistë të kësaj kompanie. Besoj se të gjithë e kuptojnë se kjo masë vetëmohuese, ekstreme e tyre erdhi si rezultat i moszgjidhjes se problemeve dhe kërkesave të tyre të ligjshme të mohuara padrejtësisht nga kjo kompani që ka vite që ua mohon dhe që vepron në këtë zonë.

Ata kërkojnë të quhen naftëtarë, për arsye se kjo kompani nuk ua njeh statusin e naftëtarit që është dhënë nga ky parlament.

Paradoksi është se këtë status të naftëtarit ata patronazhistët që punojnë në Albpetrol e kanë këtë status.

Ata që kanë hyrë në grevë urie nuk janë as socialistë dhe as demokrate.

Kërkoi që kjo çështje te futet në rendin e ditës e kjo çështje të marrë zgjedhje nga ky parlament dhe kjo qeveri.

NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE