VIDEO/ Projekti AADF, Zhupa: Shembja e banesave në Durrës nuk është rrjetëzim, por pushtim i trashëgimisë

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të lagjes së Kalasë, Durrës para AADF për mosprishjen e banesave.

Zhupa jep mbështetje banorëve duke u shprehur se ai komunitet e ka mbajtur atë zonë gjallë për më shumë se një shekull dhe janë po ashtu pjesë e historisë.

Zhupa shprehet se, “AADF sillet si pronar i historisë, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare dhe qeveria “i bën fresk”! As turistët nuk vijnë për të parë lulishte prej miliona eurosh me fatura të AADF.  Ata vijnë për shtëpitë e vjetra, për historinë e gjallë që ruhet në gurë, në rrugica, në njerëz.  Të shkatërrosh këtë për të ndërtuar një “kartolinë sterile” është krim ndaj identitetit. Jemi përballë një krizë të rëndë të integritetit shtetëror dhe shoqëror”.

Gjithashtu Zhupa paralajmëron se do kërkoj dëgjesa në komision me banorët, me bashkinë Durrës, AADF dhe Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit në komisionin e kulturës dhe turizmit që drejton.

Postimi i plotë:

Projekti i AADF-së, për shembjen e banesave në Durrës nuk është rijetëzim, është pushtim i trashëgimisë sonë.  I dëmshëm dhe i padrejtë për komunitetin durrsak.

AADF sillet si pronar i historisë, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare dhe qeveria “i bën fresk”!

I jap mbështetje të plotë banorëve së lagjes së vjetër të Kalasë në Durrës, të cilët i përgëzoj për vendimin për të protestuar përballë zyrave të AADF në Tiranë. Një reagim i drejtë ndaj një padrejtësie të madhe.

Mbi 70 familje janë nën presion për t’u shpronësuar pas një projekti që fsheh pas vetes interesa private dhe zhdukje të kujtesës historike. Ai komunitet e ka mbajtur atë zonë gjallë për më shumë se një shekull dhe janë po ashtu pjesë e historisë.

As turistët nuk vijnë për të parë lulishte prej miliona eurosh me fatura të AADF.  Ata vijnë për shtëpitë e vjetra, për historinë e gjallë që ruhet në gurë, në rrugica, në njerëz.

Të shkatërrosh këtë për të ndërtuar një “kartolinë sterile” është krim ndaj identitetit. Jemi përballë një krizë të rëndë të integritetit shtetëror dhe shoqëror.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë menjëherë këtë abuzim!

Detyra e saj është të mbrojë qytetarët dhe trashëgiminë, jo t’i dorëzojë të dyja në duart e koncesionarit të zakonshëm AADF, që nuk po lë më trashëgimi pa shtënë në dorë duke i trajtuar si mall.

Si kryetare e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës do kërkoj dëgjesa në komision me banorët, me bashkinë Durrës, AADF dhe Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Trashëgimia nuk shpronësohet.

Trashëgimia jetohet dhe mbrohet, nga të gjithë!