''Enver Hoxha duhej të ishte dënuar'', Komani: Fatkeqësi për vendin tonë që shikon me nostalgji drejt krimeve të diktaturës
Studiuesja, Lindita Komani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është fatkeqësi për vendin tonë dhe popullin tonë që shikon me nostalgji drejt krimeve shumë të tmerrshme që ka bërë diktatura.
Komani: Është fatkeqësi në fakt për vendin tonë për popullin tonë që shikon me nostalgji drejt krimeve shumë të tmerrshme që ka bërë diktatura dhe i ka normalizuar ato duke e kthyer edhe diktatorin Enver Hoxha në një figurë që duhet të pranohet si normale në ditët e sotme.
Ndërkohë që duhej të ishte dënuar, duhej të ishte penguar përdorimi i çdo gjëje që ka të bëjë me figurën e tij, të paktën për një periudhë shumë të gjatë kohe.
Sikurse ka ndodhur në shembuj që ne kemi nga Europa, shuëm të freskët nga Gjermania ku sot e kësaj dite vazhdon të ndalohet përdorimi i figurës së Hitlerit.
Unë mendoj se kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka pasur një dënim të vërtetë të llojit siç ka qenë me gjyqin e Nurenbergut.
Pra kjo e ka normalizuar dhe e ka kthyer gradualisht figurën e diktatorit Enver Hoxha në një figurë të pranueshme.
