“Asgjë që vjen nga Berisha për Kosovën, nuk vjen për mirë”, Balla: Rama nuk do jetë nesër në protestë, ejani! Ose protestoni te SHQUP
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës në Kuvend i kujtoi opozitës se asgjë që vjen nga Sali Berisha për Kosovën, nuk vjen për mirë.
Balla: "Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar nga 1991 deri në 2025, nëntë rezoluta e 11 deklarata sa i përket gjithcka ka ndodhur në Kosovë, nga 1991 deri në 2025. Po shihja rezolutën e 1991, e miratuar me konsensus, shumë kuptimplotë për momentin.
E kështu me radhë vit pas viti, Kuvendi i ka mbajtur të gjitha qëndrimet në kohën e duhur për situatën e mbështetjen që kërkonte Kosova.
Asgjë që vjen nga Sali Berisha e kur lidhet me Kosovën nuk ka për të ardhur ndonjëherë për mirë. Vendimi juaj i PD për të bojkotuar protestën nesër është konfirmimi I qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës.
Thatë se nuk doni do të jeni krah nesh, kryeministri nuk do jetë nesër në protestë, hadje pse jo. Me kushtin që mos e politizojmë. Bëni edhe ju një protestë nesër, mos hajdeni në sheshin Skënderbej, po bëni një në SHQUP, apo ndonjë shesh tjetër.
Është një cështje që na bashkon. Historia e ka treguar qartë, rastësia ndodh një herë, por jo gjithmonë".
NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE

