Enver Hoxha në 'listën' e Kuvendit/ Kapri: Ka disa ambasadorë që janë të vëmendshëm ndaj kësaj teme

Deputeti, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka 35 vite që ne ende nuk jemi ndarë nga trashëgimia kriminale e Enver Hoxhës.

Kapri: Edhe sikur të ishte një lapsus, mënyra e sjelljes ndaj të tërës, ndaj figurës së Enver Hoxhës të lë kuptosht se asgjë nuk është e rastësishme.

Sepse dakord që Peleshi është i pari zyrtar i këtij niveli shteti edhe nga e majta që kërkon ndjesë për Enver Hoxhën.

Mesa duket se për shkak ishte i përfshirë parlamenti dhe parlamenti nuk është një institucion që i përket një partie ose ekzekutive por është institucioni më i rëndësishëm i shtetit shqiptar.

Me siguri edhe ndonjë ndërhyrje ndërkombëtare sepse u skandalizuan, shkuam deri aty sa kryetari i Kuvendit të kërkojë një ndjesë formale për çfarë ndodhi.

Ka disa ambasadorë që janë goxha të vëmendshëm dhe shumë të ndjeshëm ndaj kësaj teme të cilët janë aktivë dhe bëjnë telefonata atje ku duhet ku ata e shikojnë që vërtet nuk mban më.

Ka 35 vite që ne ende nuk jemi ndarë nga trashëgimia kriminale e Enver Hoxhës.