''Ka problem me ndërgjegjen e shoqërisë'', Mërtiri: Disa vite më parë, portreti i Enver Hoxhës u vendos në Ministrinë e Jashtme

Sociologu, Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se disa vitë më parë portreti i Enver Hoxhës është vendosur në Ministrinë e Jashtme.

Mërtiri: Mund të jetë ndoshta rast i izoluar në Kuvendin e Shqipërisë të paktën unë nuk kam dëgjuar më parë.

Por nuk është rast i izoluar në shtetin shqiptar dhe aq më tepër pastaj në shoqërinë tonë, në institucionet tona sidomos ato akademike.

Unë mbaj mend që disa vite më parë portreti i Enver Hoxhës është vendosur në Ministrinë e Jashtme.

Për shkak të veprimtarisë së atij gjatë luftës dhe për shkak se është marrë me diplomaci.

Tani problemi qëndron tek ndërgjegjia e shoqërisë.

Ka një problem me ndërgjegjen e shoqërisë këtu e cila buron nga fakti që një pjesë e mirë e elitave drejtuese të kësaj shoqërie nuk e kanë këtë ndërgjegje për të reaguar minimalisht ndaj krimit që një person ka bërë.