'Enver Hoxha në Parlament'/ Baçi: Gabim që lidhet me mentalitetin që kanë njerëzit lidhur me të shkuarën
Publicisti, Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Parlamenti shqiptar ka rezolutë nga BE dhe nga Këshilli i Europës për të dënuar krimet e komunizmit.
Baçi: Unë e falenderoj Kaprin pasi që në ditën e parë publikoi emailin ku parashikohej kundrejt çdo deklarate që ka vetë parlamenti shqiptar që ka rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit.
Ka rezolutë nga BE, ka rezolutë nga Këshilli i Europës që janë detyruese për Kuvendin e Shqipërisë që të dënojë dhe të konsiderojë ish diktator.
Pavarësisht se e vlerësojmë shumë ndjesën e Peleshit, mendoj se është një gabim që lidhet me mentalitetin që kanë shumë njerëz ende lidhur me të shkuarën.
Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi as falës dhe as ata që falin.
Sepse nuk kanë kërkuar ndjesë.
