“FLAKË” NË KUVEND/ Ngrihen komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, priten përplasje për dypunësimin e Presidentit

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024. Por diskutime do të ketë edhe për Komisionet e Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe për Territorialen, ndërsa pritet që të vendoset edhe për ngritjen e tyr

Një ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve pati diskutime lidhur me Zgjedhoren. PS kërkon një formulë ku dy partitë e mëdha të kenë nga një bashkëkryetar, PS 8 anëtarë dhe 8 partitë e tjera opozitare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pjesë e komisionit duhet të jenë edhe partitë e tjera parlamentare.

Kështu do të përfshihej edhe partia e Tom Doshit, dhe për PD-në kjo prish barazinë në komision sepse PSD historikisht ka votuar pro socialistëve. Edhe për Territorialen, demokratët kërkojnë baraza.

Sakaq, në orën 09:30, mblidhet edhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar vendimin e KQZ-së për t’i dhënë mandatin e deputetit Besnik Brahimit dhe Shkurt Laskut të PSD.  Mandati iu kaloi Brahimit dhe Laskut si dy më të votuarit pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati.

Ndërkaq, nisur nga zhvillimet e fundit, opozita do ta përqendrojë shënjestrën e sulmit politik  edhe ndaj Peresidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të cilin kërkoi një ditë më parë shkarkimin e tij, për shkelje të rënda kushtetuese.

RENDI I DITES

Po ashtu pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë për vitin 2024 të disa institucioneve të pavarura.

Kështu Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të  Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Më pas, Kuvendi do të miratojë rezoluta për veprimtarinë e këtyre institucioneve.

Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i  projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Projektligji përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke u fokusuar në parandalimin ose reduktimin e mbetjeve; minimizimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe trajtimi i tyre; rritjen e eficiencës në përdorimin e burimeve.

Nga fusha e zbatimit të këtij ligji përjashtohen disa kategori të posaçme, si shkarkimet në atmosferë, tokat e paprekura, dherat e pastra të përdorura për ndërtim, mbetjet radioaktive, anijet e dala jashtë përdorimit, mbetjet nga aktivitetet minerare, ujërat e përdorura dhe nënproduktet shtazore të caktuara.

Ky projektligj është i përafruar me Direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Mbi mbetjet”, duke siguruar harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e Bashkimit Evropian.

Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“FLAKË” NË KUVEND/ Ngrihen komisionet e Reformës