Indi, dyshime mbi vajin e helmuar

Ndërsa vdekja e të paktën 22 fëmijëve ka shkatuar protesta të shumta në  Bihar të Indisë  hetimet e para kanë treguar se  gjithcka mund të jetë shkaktuar nga  vaji që është përdorur për gatim.Fëmijet e moshes nga 8 deri ne 11 vjeç u semuren pasi kishin ngrënë në mensën e shkollës së tyre. Autoritetet thanë se helmi ishte fosfor organik, një lëndë kimike që, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se përdoret zakonisht në agrikulturë.Sipas DASH ai është një agjent nervor, i ngjashëm me gazin sarin, që përdoret në luftërat kimike dhe ekspozimi ndaj dozave të mëdha të tij mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, vështirësi të frymëmarrjes, paraliza dhe arrest kardiak.Sipas ministrit indian te Arsimit mes te vdekurve eshte edhe kuzhinjeri. Ai tha për CNN se kuzhinieri i shkollës dyshonte mbi kualitetin e vajit, të cilin i ishte kërkuar ta përdorte, por ai ishte përjashtuar nga drejtoresha e shkollës.