Putin: Nuk e lejojmë Snowden të dëmtojë lidhjet me SHBA-të

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se lidhjet amerikano- ruse janë më të rëndësishme se sa “grindjet e pista të shërbimeve të inteligjencës”.Putin ju foli gazetarëve të mërkurën rreth tensioneve që kanë të bëjnë me ish kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snowden.Ky i fundit është duke jetuar në zonën tranzite të Aeroportit të Moskës prej 23 qershorit kur u largua nga Hong Kongu.Putin ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve më SHBA-të dhe ka përsëritur premtimin e tij se Snowden nuk do të lejohet që të dëmtojë lidhjet e Moskës me Washingtonin.