Baronesha Ashton viziton Egjiptin

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, do të vizitojë sot Kajron për të biseduar me autoritetet e reja të përkohshme.Kjo vizitë do të realizohet një ditë pasi qeveria e re u betua dhe nisi punën.E udhëhequr nga kryeministri Hazem el-Beblawi, kjo është qeveria e parë që kur ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi.Lëvizja “Vëllazëria Myslimane” e Morsit ka reaguar ndaj ceremonisë së martës në Kajro duke e quajtur kabinetin e ri qeveritar si “jo legjitim”.Shefi i armatës që është dhe arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mbrojtjes.