Indi, 20 fëmijë vdesin nga helmimi
Të paktën 20 fëmijë kanë gjetur vdekjen pasi kanë konsumuar ushqimin nga një shkollë në Indinë lindore.Zyrtarët thonë se 12 të tjerë janë në spital pas helmimit në një shkollë në Masrakh, një fshat që gjendet 80 kilometra në veri të qytetit Patna.Zyrtarët thonë se hetimet e para tregojnë që ushqimi ka pasur gjurmë të fosforit, që përdoret për të ruajtur orizin dhe grurin.Të gjithë viktimat ishin të moshës ndërmjet tetë dhe njëmbëdhjetë vjeç.Një inspektor i ushqimit është pezulluar nga detyra ndërsa drejtori i shkollës po përballet me akuzën penale për neglizhencë.Shumë qeveri të shteteve indiane kanë lansuar programe për t’iu dhënë ushqime gratis për drekë fëmijve të varfër.Ushqyerja e dobët është një nga shqetësimet më të mëdha shëndetësore për fëmijët indian.