Muzhaqi takim me Plakolm: Bashkë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u takua në Tiranë me Ministren Austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Plakolm.

Në një bashkëbisedim miqësor, u theksua mbështetja e qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE, përkushtimi për hapjen dhe mbylljen e kapitujve me ritme të shpejta, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Postimi:

Me miken e mirë, @claudiaplakolm , Ministren Austriake të Evropës, Integrimit dhe Familjes. Fillimisht na bashkuan të rinjtë, sot na bashkon integrimi evropian.

Në një çaj miqësor te Rogner, folëm për mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për BE-në, përkushtimin e Parlamentit dhe Komisionit për Evropën për të hapur e mbyllur kapitujt në kohë rekord, dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.