Mziu: Maxhoranca fajtore për përplasjet në Parlament, vendos diktatin e shumicës së votave
Deputeti i Kuvendit të Shpipërisë Xhelal Mziu ishte i ftuar në studion e ”Ora News”, ku u pyet në lidhje me zhvillimet seancës së sotme plenare.
Mziu u shpreh se çdo seancë parlamentare është zhvilluar në debate jo të përshtatëshme për shkak të maxhorancës, për shkak të numrit të votave që ka në parlament.
“Po ta nisësh që nga dita e parë e fillimit të këtij sesioni kemi të njëjtën situatë, ku nuk funksionon ligji, ku tregon arrogancën e saj kjo maxhorancë, për shkak të numrit të votave që ka në parlament, që kanë ardhur si rezultat i blerjes së votave, i përdorimit të çdo lloji prapavije të errët për të financuar apo për të intimiduar qytetarët.
U demostrua në dy nga seancat më të rëndësishme deri më sot, ishte ajo e vetëbesimit të qeverisë dhe ajo e shpalosjes së programit për katër vitet që do të vijnë, ku të gjithë shqiptarët, por jo vetëm shqiptarët, por edhe faktori ndërkombëtar dhe përfaqësimi i diplomatëve në atë sallë prisnin që të kishte një debat në lidhje me këtë çështje. Si asnjëherë këto 11 legjistratura në asnjë vend tjetër në rajon apo në botë, nuk ka ndodhur që të votbesohet qeveria brenda 5 minutave siç ka ndodhur.” u shpreh Mziu.
