Tensionet në seancë, Balla: Berisha e ka zanat të prishë punimet me mercenarët e tij
Taulnt Balla kryetari i Parlamentit dhe i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas përfundimit të debateve në seancë foli për gazetarët në oborrin e Kuvendit.
Balla u shpreh se Sali Berisha ka një strategji tepër të qartë për të ndërprerë fjalën e antëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe kolegëve të tjerë të Parlamentit.
“Në momentin që merr fjalën një anëtar i Këshillit të Ministrave ke disa mercenarë, nën urdhërat e Sali Berishes, të cilët turren për të mos lënë ministrat të flasin dhe kolegëve të tjerë të Parlamentit
Fyejnë me një fjalor rrugaçëror, nga Drejtuesin e Seancës deri tek anëtarët e Keshillit të Ministrave dhe çdo koleg tjetër. Dhe jemi në një situatë që mua më duket e papritur.
Këtu ka një strategji tepër të qartë të një personi të vetëm. Sali Bërisha këtë e ka zanat.” u shpreh Balla.
