Marrëveshja e paqes në Gaza, Spiropali: Mirëpresim lindjen e shpresës...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 14:23
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me Fazën e I-rë të marrëveshjes së paqes në Gaza. Sipas Spiropalit, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.
“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik. Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.
Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes. Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.” – ka deklaruar Ministrja Spiropali.