Pak minuta pasi doli në media, policia i vë prangat xhaxhait të Elvis Shkambit

Pak minuta pasi kërcënoi publikisht çdo gjyqtar që do i lërë në burg nipin vrasës, Elvis Shkambi, të gjyqtarit Astrit Kalaja, policia ka ndaluar xhaxhain e tij, Gjovalin Shkambi

Burime bëjnë me dije se është shoqërohet në komisariatin e Shkodrës xhaxhai i Elvis Shkambit, që kërcënoi gjyqtarët dhe tashmë po procedohet penalisht për veprën penale të kanosjes.

Xhaxhai tjetër i Elvis Shkëmbit, Gjovalin Shkëmbi, ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit të tij.

Në një intervistë për ‘Shkodra blog’, Shkëmbi deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të përballet me plumbat.