Opozita kërkon ministrat/ PD: Raporti i DASH-it flet për korrupsion, PS: Dezinformim

Kanë vijuar me debate edhe këtë të mërkurë komisionet parlamentare. Opozita akuzoi se raporti i DASH flet për korrupsionin e qeverisë, ndërsa mazhoranca thekson se demokratët po dezinformojnë.

Deputetët e PS dhe të PD nisën punën edhe në tre komisionet e reja parlamentare të cilat nuk i konstituuan të martën.

Në çështjet e brendshme PD, solli në vëmendje raportin e DASH-it për Shqipërinë duke akuzuar qeverinë Rama.

Në opozitë Erald Kapri kërkoi dhe një interpelancë me ministren e brendshme Albana Koçiu.

Për mazhorancën siguria kombëtare mbetet prioritet ndërsa akuzoi opozitën për dezinformim.

Replika u shkëmben edhe në komisionin për Edukimin, ku javën e ardhshme do të raportojë ministrja e arsimit.

E njëjta procedurë u ndoq edhe në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

E enjtja do të shënojë përfundimin e procedurës në komisionin për nismat qytetare, e më tej diskutimet do vijojnë me projektligjet dhe raportimet e 14 drejtuesve të institucioneve.