Hitaj: Pas Ramës, Veliaj kryebashkiaku më i mirë të Tiranës në 30 vite, opozita të shfrytëzojë burgosjen e tij

Në “Drejt” nga Luan Rama, Arbër Hitaj, gazetar tha se opozita përballë kësaj mazhorance me ato numra, nuk mund të nxitojë për një kandidat për Tiranën.

Hitaj: Besoj se opozita përballë kësaj mazhorance me ato numra, nuk mund të nxitojë për një kandidat. Automatikisht, opozita duhet ta mendojë mirë se çfarë kandidati të zgjedhë, pasi duhet të jetë në lartësinë e kërkesës që ka ky kandidat.

Tirana në këtë momente është e plagosur, sepse nuk ka Veliajn, ai që është quajtur si një ndër kryebashkiakët më të mirë të Tiranës në 30 vite, pas Ramës. Ky është një bonusi që opozita e ka para se të futet në garë, por nuk e di sa do ta shfrytëzojë opozita.