Vokshi: PD nuk ka përgatitur një figurë për punët e Tiranës, janë në analfabetizëm politik
Në “Drejt” nga Luan Rama, Indrit Vokshi, opinionist tha se fakti që mblidhemi këtu nëse do të ketë PD-ja një kandidat, tregon se nuk ka pasur një figurë në PD për punët e bashkisë së Tiranës.
Vokshi: Fakti që mblidhemi këtu nëse do të ketë PD-ja një kandidat, tregon se nuk ka pasur një figurë në PD për punët e bashkisë së Tiranës. Konfuzioni vjen nga diçka tjetër; në vitin 2021 u tha se të largohen sorosianët dhe të shiturit për të ndërtuar një parti më të fortë dhe do ta tërhiqnin zvarrë Ramën.
Arritën dhe futën demokratët në hasmëri me njëri-tjetrin, nga njerëz që kishin qenë shokë dhe miq për një kohë të gjatë, për shkak të asaj të lufte. Përpos kësaj, duke pasur një dëshirë për të larguar njerëzit që kishin një argument politik, struktura ka kaluar në analfabetizmi dhe agresivitet politik. Kjo përçarje që u ngrit në vitin 2021 ka sjellë këtë gjendje; duke u bërë adhurues e grushtit dhe dhunës, duke mos nxjerrë një figurë për Tiranën.
