Veliaj çon shkarkimin në Kushtetuese/ Kaso: Fati i tij i vendosur, do të bëjë dosjen për Strasburg

Përmes një interviste në Ora News, deputeti i PD-së Ivi Kaso tha se politikisht fati i Veliajt është vendosur në asamblenë e PS-së nga lideri i mazhorancës, pasi i kishte ardhur fundi i marrëdhënies me këtë parti.

Ai shtoi se duket se hapi i Veliajt është një hap procedurial, që duhet më shumë se ka si synim Strasburgun, pasi Veliaj nuk ka asnjë mundësi të rikthehet në jetën politike.

Kaso: Politikisht fati i Veliajt është vendosur në asamblenë e PS-së nga lideri i mazhorancës, pasi i kishte ardhur fundi i marrëdhënies me këtë parti, nuk është se kishte një shqetësim për qeverisjen e Tiranës. Janë sajuar duke pasur në këtë pozicion një nënkryetar. Fati i Veliajt është vendosur aty nga aspekti politik.

Duket se hapi i Veliajt është një hap procedurial, që duhet më shumë se ka si synim Strasburgun, pasi Veliaj nuk ka asnjë mundësi të rikthehet në jetën politike. Duket më shumë si një akt që do t’i shërbejë për një dosje me shkelje të të drejtave të tij në një betejë për në Strasburg, por nuk mund të pengojë zgjedhjet në Tiranë që janë vendosur nga Rama në Asamblenë e PS-së.