Sara Mila flet në Kuvend: Kjo seancë mua më dukert normale, kështu ka ndodhur që kur kam qenë e vogël

Deputetja e PS, Sara Mila, në deklaratën e saj në Kuvend tha se deputetët e opozitës e shkatërruan debatin më të rëndësishëm sipas saj, siç është ajo e projekteve.

Mila pretendon se në këtë debat si deputete e re ishte përgatitur për “debat politik”.

Ajo tha se historikisht në parlamentin shqiptar deputetët e PS kanë punuar, dhe sipas saj, të PD kanë shkatërruar.

“Për çfarë normaliteti po flisni se mua më duket krejt normale kjo gjë?

Që kur kam qenë e vogël këtë normalitet kam parë.

Këta flasin, ofendojnë, akuzojnë, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në seancën për programin.

Ne ishim përgatitur. Këta na e shkatërruan këtë mundësi”, tha Sara Mila.